Së fundmi, këngëtarja e njohur Beyonce është akuzuar se ka gënjyer sepse nuk i takon personave me ngjyrë. Ajo mendohet se ka fshehur identitetin e saj të vërtetë, si një grua italiane me emrin Ann.

Këto pretendime janë ngritur nga kandidati për president, në Shtetet të Bashkuara të Amerikës, KW Miller.

Sipas “Mirror”, ai është shprehur se këngëtarja e ka prejardhjen nga Italia dhe emri i saj i vërtetë është Ann Marie Lastrassi.


“Beyoncé nuk është as afro-amerikane. Ajo po e përdor këtë për ekspozim. Emri i saj i vërtetë është Ann Marie Lastrassi. Ajo është italiane“.

Një gjë të tillë nuk e kanë pritur mirë fansat e këngëtares, të cilët filluan të kritikojnë statusin e tij./tvklan.al


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All