Aktorja e njohur kosovare Adelina Halitjaha, vjen me fotosesionin më të ri nga dizajnerja e Taynas, Donika Loci.

Artistja kosovare, para 7 muajve solli komedinë “Mat”, në Prishtinë, nga regjisori Ag Apolloni, ku në rol kryesor ishte Adelina, shkruan arbresh.info.

Kjo shfaqej ishte njëra ndër shfaqjet më të shikuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës, por edhe në teatret e tjera të qytetit.

“Mat” është një komedi përplot situata komike, dialogë shumë inteligjentë e përplot humor, që jep mundësi të jashtëzakonshme për aktorët për të shfaqur aftësitë e tyre interpretuese por edhe mundësi leximi kreativ nga regjisorët.

Por, si duket aktorja bukuroshe nuk do të ndalet, ajo shumë shpejt do t’a shohim në projektin teatral, “Dashuritë e Presidentit”, ku do të jetë në rolin kryesor, e sigurisht që do të jetë prap në bashkë punim me regji të Ag Apollonit./Arbresh.info

View this post on Instagram

Stay sunny ☀️

A post shared by Adelina (@aadelinah) on


Flash Lajme

Më të lexuarat