Aktori Idris Elba ka qenë një ndër yjet e parë që ka zbuluar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pasi aktori është shëruar plotësisht gjatë një interviste për të përjavshmen britanike Radio Times, tregoi efektet që virusisi ka pasur mbi të.



’Isha asimptomatik dhe nuk kisha simptoma të veçanta siç kanë pasur të tjerët’, ka treguar ai duke shpjeguar:’Jam goditur rëndë në nivelin mendor, sepse nuk dihej shumë përsa i takon virusit’.

‘U detyrova të flas, vetëm sepse sëmundja ishte kaq e panjohur’, ka vazhduar protagonisti i ‘Luther’, që ndjehet ‘me fat që është gjallë dhe mirënjohës që ka arritur ta mundë sëmundjen’

Idris Elba ka shtuar që në fund ‘ka pasur nevojë për lockdoën për të kaluar sëmundjen, por edhe bota kishte nevojë për lockdoën’, ka shtuar ai.

Aktori britanik kishte ndarë diagnozën e tij disa ditë pasi Tom Hanks e bashkëshortja e tij Rita Ëilson kishin bërë të ditur rezultatin pozitiv me Covid-19. Fakti që aktori i çmimin Oscar kishte folur publikisht për sëmundjen e tij e kishte ndihmuar dhe motivuar për ta kaluar sëmundjen e rëndë.


Flash Lajme

Më të lexuarat