Pas ndarjes së bujshme të Nora Istrefit dhe Robert Berishës, mediat kosovare pak kohë më parë nxorën lajmin se një tjetër divorc i mundshëm pritet brenda familjes Berisha, e këtë herë mes këngëtares Tuna dhe partnerit të saj, Patrisit.

Më pas në muajin maj ata u shfaqen sëbashku më të lumtur se kurrë në ditëlindjen e djalit. Ditën e sotme, këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu feston 35-vjetorin e lindjes.

Mes shumë urimesh nga miq e fansa, vëmendjen e ka marrë ai i partnerit të saj, Patris Berisha. Patrisi me fjalët më romantike, ka zgjedhur në këtë ditë të veçantë që t’i vërë vërë kapakun të gjithë thashethemeve për ndjarje.

“Urime shpirt! I bofsh edhe 100 qishtu, veç tu u puthë me mu”, shkruan ai. Kujtojmë se çifti janë prindër të një djali të quajtur Tian.

foto galeri


Flash Lajme

Më të lexuarat