Labi sqarohet pasi u bëri thirrje policëve të mos i dënojnë qytetarët për mungesë të maskave.

Labinot Tahiri vazhdon të jetë emër shumë i komentuar për deklaratat rreth koronavirusit, shkruan lajmi.net.

Këngëtari, së fundi me anë të një postimi apeloi policët që të mos i dënojnë qytetarët për mungesë të maskave, duke thënë se është dënim i lartë duke pasur parasysh situatën financiare në të cilën gjenden ata aktualisht.

Pasi e keqkuptuan atë që tha, Labi me anë të një postimi thotë se asnjëherë nuk ka kërkuar të mos barten maskat, por që vlerësoi se ishte dënim i lartë ngase qytetarët mund të mos kenë para për t’i blerë ato.

Po ashtu, ai ka përmendur aktivitetet që mori në fillim të pandemisë, ku kishte dhuruar një numër të madh maskash edhe në Polici, komuna, spitale, etj.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Kur solla maska në Kosovë, në ditet kur nuk kishte SHTETI, për ti furnizuar spitalet e as ministria , me thonin e ke per reklamë ose mos ban panik pa bere fare panik, por vetem i solla deshti fati mi gjeten!

30.000 cop te tilla i shperndava nëpër; Polici, Komuna, Spitale dhe disa qytetarêve, sepse në fillim thonin se doktorët kanë nevojë dhe atyre u kemi sjellur.

Qytetarë të dashur, pse mua mi shtremberojnë shkrimet e mia, dhe disa i marrin për të keq duke lexuar vetem titullin me vje shumë keq pēr ata njerëz, dhe mbi të gjitha kurrë nuk e kam fyer k as një doktor dhe as një njeri të lamisë sê mjeksisë.

Nuk kam thënë kurr që mos bartni maska, kam thënë vetem që është denim i lartë nëse neser nuk ka ndonje qytetarë para, thjesht për ta mbrojtur asgje më shumë.

Si ka mundesi që dikush mund të fyej kur dje kerkonte nga unë maska dhe i dhuroja?
Si ka mundesi kaq shumë injorantë të janë kur asnjehere të vetme nuk u ndala për asgjë në këtë tokë?!

Si ka mundesi që çdo veprim të duhur dhe të mirë e bejmë per mijera raste, dhe me nje rast apo deklaratë jo të konvenueshme nga ana ime, me i harrua ato mijera të mira…!

Jam gabim apo, po jam gabim ndoshta qê kaq shumê mundohem dhe unë vazhdoj të jem i njejti dhe të kontriboj aty ku çdo gjê e kerkon QYTETARI.

Ndoshta këtu duhet ndryshe!!!

Por ja shikoni aktivitet e mia kur edhe shtetit i kam dhuruar fonde pêr qeshtjen e Covid 19 ne muajin prill dhe aktivitet ne muajin mars ku gjithcka ka qene serioze nga ana ime por, edhe aty thoshin je te ba për reklam dmth ne cdo rrethan keq!!!!

Unë ju uroj natën e mirë dhe besoj këto dy ditë do të jam në njêrin televizon të vendit ku do të flas pêr krejt këto pakjartesi dhe ti jap fund kësaj teme, e ju pastaj vazhdoni si do që mund ta qoni jetên sepse e kotë të çdo gjê!!!

Labi-FKSH”.


Flash Lajme

Më të lexuarat