“MTV Music Awards” këtë vit do të mbahet më 31 Gusht dhe këngëtarja shqiptare Ava Max do të performojë edhe këtë herë në natën e ndarjes se çmimeve. Mes shumë yjesh të përzgjedhur për këtë ngjarje shumë të rëndësishme të muzikës, Ava Max është nominuar nga “MTV Music Awards” në kategorinë Push Best New Artist.

Ajo nuk ka hezituar aspak të shprehë emocionin e saj në rrjete sociale, duke shkruajtur se “Kjo është çmenduri”.

Max ka nisur karrierën e saj në vitin 2017 duke u bërë pjesë e muzikës me këngën “Clap your hands” të grupit “Le Youth”, duke vijuar më vonë me hitet e saj si “Slippin” në bashkëpunim me Gashi, “Torn”, “Alone” etj.

“Sweet but Psycho” ka rezultuar një hit për këngëtaren Ava Max, me të cilën në vitin 2019 në ceremoninë “MTV EMA” që mbahej në Spanjë, ajo ka rrëmbyer çmimin “Artisti i ri më i mirë” dhe gjithashtu në po të njëjtin vit, është renditur e nënta në listën e nxjerrë nga Shazam, për këngët më të kërkuara gjatë atij viti në këtë aplikacion.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All