Fifi është një ndër kënëgtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është komentuar shumë edhe për shkak të humbjes drastike në peshë, ndërkohë që së fundmi, këngëtarja mori vëmendjen pas disa fotove që ndau në rrjete sociale, duke surprizuar ndjekësit me paraqitjen e saj dhe linjat trupore.

Këngëtarja po shijon disa ditë relaksi, ku sigurisht nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit disa foto. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi e veshur me bikini dhe ku duket më në formë se asnjëherë më parë. Ndërkaq, nuk kanë munguar as komentet e shumta të ndjekësve që e kanë komplimentuar këngëtaren për vullnetin e treguar dhe për fizikun që ka arritur të ketë.

Përsa i përket projekteve muzikore, Fifi së fundmi ka lançuar këngën “Pa Galje”, një bashkëpunim me Young Zerkën e cila është pritur mjaft mirë nga publiku. Ndërkohë, ajo po punon për të sjellë dhe një album që pritet të publikohet së shpejti.

“Nanushaa! Unë jam t’u punu në albumin tem që po shpresoj shumë me e nxjerrë sa më shpejt. Ju betohem që secila këngë është më e bukur se tjetra, mos me thënë që shumica janë balada alla Filloretshe.”, njoftoi Fifi pak ditë më parë.


Flash Lajme

Më të lexuarat