Ditën e djeshme Alban Skënderaj tregoi diçka më shumë në një intervistë për bashkëpunimin e pritshëm muzikor me Flori Mumajesin. Ai u shpreh se ata gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin dhe se kanë një marrëdhënie të mirë, por mbetet për tu parë në të ardhmen nëse do sjellin ndonjë duet apo jo.

Mes të tjerave, Albani tha me humor edhe “Pyesni Florin. Ne jemi rivalë në fund të ditës, se bëj shaka!” dhe Florit nuk i paska shpëtuar kjo pjesë. Ai ka ndarë në Instastory videon e Albanit, krahas së cilës shkruan:

‘Po pse përgjigje është kjo? Shiko: ëëëë @albanskenderaj. Shaka me pak të vërteta brenda.’

Mirëpo, Flori kohe me pare ka postuar një video në Instagram, ku me nota humori shprehej se nuk do të ketë këngë të re, pasi nuk do që t’i lutet Albanit, i cili deri më tani nuk i ka kërkuar asnjë këngë të përbashkët edhe pse ka qenë shpesh herë në studion e Florit.

Nuk dimë se çfarë do të ndodhë me duetin e famshëm mes tyre, por nëse realizohet me siguri do jetë një super hit.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All