Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, e ka mbushur profilin e saj në “Instagram” me foto shumë “hot” e madje edhe me disa deklarata të papritura.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një pozë ku shfaqet super seksi me bikini të bardha e shtrirë në një kolltuk.

Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen kësaj radhe është mbishkrimi që ka bërë krahas fotos. “Më pëlqejnë mesazhet e ish-të dashurve të mi kur ata dëshirojnë një shans të dytë”, ka shkruar Morena.

Ndërkohë pak ditë më parë, teksa u shfaq me një fustan të zi shumë të çarë e që i tregonte tangat e zeza, Taraku shkruante: “Të njëjtat buzë që flasin për mua janë ato që më puthin b***ën”.

Morena është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, aty ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj. Ajo herë pas here është në qendër të vëmendjes pikërisht nga pozat seksi apo edhe nga deklaratat që bën përmes postimeve.


Flash Lajme

Më të lexuarat