Lajmin e ka bërë të ditur regjisorja e filmit, Antoneta Kastrati e cila me anë të një postimi përgëzoi aktoren për fitimin e këtij çmimi.

‘Urime e dashur! Ti je një aktore fantastike! Me fat që pata shansin të punoj me ty”, ka shkruar regjistorja.

Filmi “Zana” nga Antoneta Kastrati u përzgjodh pak kohë më parë si një ndër dhjetë filmat evropianë nga regjisore femra që do të shfaqen në kuadër të programit “Europe! Voices of Women in Film” në Sidney.

Antoneta Kastrati, e cila është regjisorja e filmit shqiptar, ka shprehur kënaqësinë e këtij vlerësimi që i bëjnë prodhimit të saj, ndërsa shprehet se kjo është hera e dytë që Kosova përfaqësohet në këtë program.

Filmi flet për jetën e Lumes, një grua që nuk bën dot fëmijë dhe përndiqet nga presioni i familjes për të kërkuar trajtim te shëruesit popullorë për infertilitetin e saj.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All