Moderatorja Jona Spahiu e cila është larguar prej kohësh nga ekrani ka zbuluar së fundmi arsyen e shkëputjes.  Përmes një mini-interviste në ‘Instagram’ me ndjekësit e saj, Jona ka treguar se në një moment të caktuar të jetës televizioni nuk ishte më prioritet për të.



“Si çdo gjë në jetë edhe programeve televizive edhe jetës së një personazhi në televizion ndodh t’i vijë fundi edhe nuk është fundi i botës. Në një moment të caktuar të jetës sime, televizioni nuk ishte prioritet, ndjeja që nuk kisha të njëjtin motiv për të qenë çdo ditë aty isha mjaftueshëm për të mos kërkuar kënaqësi të tjera personale apo profesionale”, u shpreh ajo.

Moderatorja zbuloi ndër të tjera se shumë shpejt do t’i rikthehet ekranit.

“Por besoj se ka ardhur një moment për të cilin kam nevojë për një sfidë të re. E kam bërë besoj televizionin në mënyrë shumë organike, e dukë qenë se njerëzit në jetë lodhen për të gjetur një punë që t’i ngjajë lojës, kështu e kam bërë e unë televizionin e nuk mendoj se është momenti që të heq dorë ndaj do të më shihni shumë shpejt”, shtoi më tej Jona.


Flash Lajme

Më të lexuarat