Një foto e Sara Hoxhës ku shfaqej me strija në trup u bë shkak që pas reagimeve, partnerja e Ledrit të reagojë sërish. Sara u shpreh se në fakt nuk janë problem i shtatzënisë por janë si pasojë e lëkundjeve të mëdha të peshës në adoleshencë.

Por pas këtyre komenteve ka reaguar edhe mamaja e Ledrit, Xheraldina.



Nëpërmjet një mesazhi që i ka dërguar nuses në Instagram, ajo i jep mbështetjen e saj, duke treguar kështu për një marrëdhënie të mirë nuse-vjehrrë. “Ti duaje trupin tënd ashtu siç është, me strija, pa strija, me çkado që është se është i vetmi që ke dhe është i bukur ashtu si është. Strijat janë gjë normale, bile e bukur se ato strija flasin për jetë e jo për një ngulfatje dëshirash e ngulfatje oreksi në kohë të caktuara. Të don nini ty shumë.”, ishte mesazhi i Xheraldinës, drejtuar nuses së saj.


Flash Lajme

Më të lexuarat