Eljo Hysko ka rezultuar negativ në testin e fundit të COVID-19. Ka qenë i vëllai Turjan Hysko, i cili ka dhënë lajmin e mirë se vëllai i tij më në fund ka rezultuar negativ.



Përmes një postimi në Instastory, ai shprehet shumë i lumtur për faktin që Eljo doli negativ, ndërsa jep edhe disa këshilla.

“Nuk ma merrte mendja se do të gezohesha kaq shumë kur të më etiketonin vëllain si negativ”, – shkruan Turi ndërkohë që bën thirrje për vendosjen e maskës.

Lajmin për infektimin me koronavirus e kishte konfirmuar vetë Eljo me një postim në Instagram rreth 6 ditë më parë, kur edhe tregonte gjendjen e tij dhe falenderonte mjekët që i qëndruan pranë.

Deputeti i Partisë Socialiste prej disa ditësh ishte izoluar në shtëpi, pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.


Flash Lajme

Më të lexuarat