Kejvina Kthella është një ndër modelet më të komentuara shqiptare. Ajo ka marrë gjithmonë vëmendje për paraqitjen e saj, por gjithashtu edhe për jetën personale. Ish-velina është shumë e ndjekur në Instagram, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj, dhe sigurisht nuk mungojnë as foto mjaft provokative.

Së fundmi, Kejvina ka publikuar një foto ku vjen krejt ndryshe nga herët e tjera. E veshur me një fustan blu të gjatë, modelja duket tepër joshëse. Si çdo herë, postimi ka marrë shumë komente ku nuk kanë munguar komplimentet nga ndjekësit por edhe nga miqtë e saj, duke e krahasuar modelen si Hirushja.

Kujtojmë që Kejvina është komentuar së fundmi për një lidhje të mundshme me artistin Seven Saraqi. Madje, u aludua se dyshja kaluan periudhën e karantinës së bashku në SHBA, por modelja i hodhi poshtë këto thashetheme duke thënë se ata janë thjesht miq.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All