Reperi i njohur kosovar, Mozzik ka nisur një turne promovues nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, për të shpërndarë falas albume me autografe për fansat e tij.

Ai do të ndalojë në disa qendra gjatë ditës së shtunë dhe të dielë, e në orarin e së shtunës është Komuna e Deçanit.

I pari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook publikoi fotografitë e autobusit të turneut të Mozzikut, duke i dëshiruar mirëseardhje reperit nga Ferizaj.

Ramosaj bëri të ditur se maskat dhe distancimi social do të jenë kusht për fansat që në qendër të Deçanit, do të presin ardhjen e reperit.

Rap Artisti MOZZIK sot dhe nesër ka një super aktivitet nëper disa qytete të Kosovës dhe njera nder to kemi fatin…

Gepostet von Bashkim Ramosaj am Samstag, 8. August 2020


Flash Lajme

Më të lexuarat