Dj Sardi është bërë kryefjala e mediave rozë, pasi zbuloi se një vajzë është në krah të tij, por pa i zbuluar identitetin, duke bërë kështu dhe më kurioz fansat .



Mirëpo, së fundmi spikerja e lajmeve në Ora Neës, Matilda Mcini ka publikuar një video të çiftit ku duken teksa kërcejnë dhe ndajnë përqafime me njëri-tjetrin, duke zbuluar kështu dhe fytyra e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën Dj të njohur.

“Dashuri e pastër”, shkruan Matilda, e cila është dhe kunata e Sardit.

Kujtojmë se pak kohë më parë, teksa u pyet në një emison për propozimin e martesës Dj Sardi la të nëkuptohej se edhe mund ta ketë hedhur këtë hap. “Ndoshta e kam hedhur hapin. Edhe mund ta kem bërë propozimin e shumëpritur”, u shpreh ai.


Flash Lajme

Më të lexuarat