Në përvjetorin e saj të lindjes, Fiona Gllavica ka uruar nënën me fjalët prekëse, duke theksuar se ndjen mall për të.

“Nëna sot ka ditëlindjen. Me zbardhje të mëngjesit u mbështolla me dëshirën e të pasurit nënën afër vetes, e vura ruzë mbi qafë kujtimin e saj, e hapa sirtarin brenda zemrës ku po e ruaj tash e vite ngrohtë kujtimin e saj”, ka shkruar aktorja.

Tutje, aktorja tha se vitet nuk janë të njëjta pa nënën e saj, duke shpresuar se do të takohet në amshim me të.
“Vitet nuk janë të njëjta pa nënën, mungesa e saj është e pazëvendësueshme, e pa përshkrueshme dhe e pa matshme. Urime datëlindja engjëlli im, qirinjtë e datëlindjes sot do t’i ndezë për shpirtin tënd të bardhë duke e shpresuar takimin tonë të ardhshëm në amshimin e dritës”, ka shkruar Gllavica.

View this post on Instagram

Nana sot ka ditëlindjen. Me zbardhje të mëngjesit u mbështolla me dëshirën e të pasurit nanën afër vetes, e vura ruzë mbi qafë kujtimin e saj, e hapa sirtarin brenda zemrës ku po e ruaj tash e vite ngrohtë kujtimin e saj. Vitet s’janë të njëjta pa nanën, mungesa e saj është e pazëvendësueshme, e pa përshkrueshme dhe e pa matshme. Urime ditëlindja engjulli im, qirinjtë e ditëlindjes sot do t’i ndezë për shpirtin tënd të bardhë duke e shpresuar takimin tonë të ardhshëm në amshimin e dritës.❣️

A post shared by Fiona Gllavica (@fionagllavica) on


Flash Lajme

Më të lexuarat