Dua Lipa është një ndër artistet më të suksesshme të momentit me famë botërore. Prej pak kohësh, artistja shqiptare është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara për të qenë pranë të dashurit të saj, Anwar Hadid.

Mediat e huaja raportuan ditën e sotme, se ylli i hitit “Un Dia” ka marrë një shtëpi pranë Hadid në Beverlly Hills. Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në një programet më të shikuara në Amerikë “Jimmy Kimmel Live”.

Këngëtarja e ka nisur mbrëmjen me një monolog, por teksa po fliste për disa video dhe disa intervista që mbajti, ajo që ra në sy ishte talenti i saj në prezantim. Kujtojmë që Dua pritet të sjellë këtë muaj disa projekte të reja muzikore.

View this post on Instagram

A post shared by Jimmy Kimmel Live (@jimmykimmellive) on


Flash Lajme

Më të lexuarat