Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një ndër çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar. Ata janë përfolur shpesh se do të realizonin dasmën këtë vit, por jo gjithçka i ka shkuar mbarë.

E pyetur nga një ndjekës në Instagram nëse shkak i shtyrjes së dasmës ka qenë Covid, Armina e ka pohuar diçka të tillë.

“E shtyve dasmën për shkak të Covid-it?”-e pyet ndjekësi të cilit blogerja i është përgjigjur:

“Po, sepse mendoj se këtë periudhë nuk duhet të ketë grumbullime. Shumë dasma janë shkaku i infektimit të njerëzve. Kujdesuni!”

Më herët, Armina i ka bërë thirrje çdo qytetari të zbatojë kufizimet për të parandaluar pandeminë. Ajo ka treguar se njeh shumë njerëz që kanë Covid-19 dhe kjo nuk është një shaka.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All