Pas ndarjes së bujshme nga modelja seksi Natalia Barulich, Maluma duket se ka nisur romancën e re me një vajzë bionde.

Paparacët janë kujdesur ta fotografojnë dyshen duke drekuar dhe duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Fotot e këngëtarit me të dashurën e re kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa fanset e zjarrta të tij kanë lënë komente të ndryshme në llogarinë në ‘Instagram’.

Kujtojmë se Maluma është një ndër emrat më të suksesshëm të momentit, projektet muzikore të të cilit janë kthyer menjëherë në hite pas publikimit të tyre në mbarë botën.


Flash Lajme

Më të lexuarat