Sulmet kibernetike nuk janë rralla kur bëhet fjalë për fytyra publike.

Së fundmi reperët Fero dhe S4MM kishin raportuar se llogaritë e tyre në Instagram ishin thyer nga persona të panjohur – megjithëse të dy reperët kanë arritur të kthejnë në pronësinë e tyre llogaritë në Instagram.

E së fundmi, Aurela Gaç me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, lajmëroi ndjekësit e saj se faqja në Facebook që mban emrin e këngëtares ishte marrë nga hakerët, njofton Insajderi.

“Të dashur miq, ndjekës të faqes time të verifikuar në Facebook-Fanpage! Ju bëj me dije se faqja është marrë nga hackers”, nis shkrimin këngëtarja.

Ajo thotë se po përpiqet të rikthejë faqen në pronësinë e saj dhe falënderon të gjithë ata që e kanë ndjekur që 10 vjet duke u bërë qindra mijëra ndjekës në një vend.

“Po përpiqemi ta marrim mbas. Faleminderit secilit që më ka ndjekur në atë faqe prej mëse 10 vjetësh, duke u bërë më shumë se 700 mijë zemra”.

Këngëtarja që sapo ka lansuar këngën e saj më të re “Lento Lento”, shpreson se së shpejti do të mund të komunikojë me fansat e saj në të njëjtën faqe.

View this post on Instagram

A post shared by LENTO LENTO #NEWSONG (@aurelagaceofficial) on


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All