Aktorja e njohur Joey King që është edhe protagonistja e filmit shumë të suksesshëm në Netflix, foli për xhirimet gjatë “The Kising Booth 2”, dhe se puna me ish-të dashurin e saj nuk ishte edhe aq romantike sa duket në ekran, shkruajnë mediat e huaj.

“Askush nuk mendon se kjo ishte e lehtë, sepse nuk ishte ashtu. Jam e sigurt që njerëzit do të analizojnë çdo lëvizje dhe çdo detaj. Dhe ju e dini se çfarë? Le ta bëjnë. Por në fund të ditës, unë isha thjesht e emocionuar që isha përsëri Elle Evans”, tha ajo për People.

Sipas revistës Glamour, të dy filluan një lidhje romantike në vitin 2017, por u ndanë një vit më vonë.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All