Shtypi italian publikoi sot një fotografi të parë të Silvio Berlusconi, në moshën 83 vjeç, së bashku me të fejuarën e tij të re 30 vjeçare.



Revista javore Chi, publikoi një foto të ish-kryeministrit me pushime në vilën Certosa në Sardenjë, ndërsa ai është duke ecur me partneren e tij Marta Fasina, me të cilin ka një diferencë të madhe moshe, rreth 53 vjet. E veshur me një fustan të gjatë, ish modelja dhe tani deputete e partisë Forza Italia, shfaqet me Silvio Berlusconin dorë për dore.

Në Mars, Forza Italia, partia politike e Berluskonit, konfirmoi lidhjen e tij me politikanen e re.

Në të njëjtën kohë, Forza Italia kishte njoftuar se udhëheqësi i saj, i divorcuar dy herë, u nda nga Francesca Pascale, pas 12 vjetësh bashkëjetesë.


Flash Lajme

Më të lexuarat