Tre ditë më parë, Cardi B publikoi hitin e saj të radhës “WAP” në bashkëpunim me Megan Thee Stallion. Kënga u prit mjaft mirë, mirëpo prania e Kylie Jenner në fund të videoklipit ka hasur shumë kundërshtime, madje ndjekësit i kanë kërkuar ta heqë atë pjesë.

Danielle Young, një producent dhe shkrimtar tërhoqi vëmendjen e Cardi B me deklaratën që bëri.

“Normanu bëri gjithë kërcimin dhe Kylie thjesht hapi një derë. Nëse kjo nuk është një indikacion i femrave me ngjyrë që duhet të bëjnë gjithçka dhe femrave të bardha që bëjnë minimumin për të arritur diku, nuk e di çfarë është”, shkruhej në Twitter.

Cardi i ka dalë në mbrojtje vendimeve të saj duke u shprehur: “Normani është një nga artistet më të mira femra që kërcen shumë mirë. Pse duhet të hapi një derë? Si mund të ketë kuptim kjo? Pjesa më e bukur e këngês është “beat-i”.

“Jo çdo gjë është për racën. Ka çështje për racën që unë flas vetë gjithmonë, por kjo nuk ështê për racën”, shtoi Cardi. Ndërsa për praninë e Kylie-t, ajo tregoi se e dëshironte pasi ajo u soll mjaft mirë me motrën dhe vajzën e saj në një festë, se Travis dhe bashkëshorti i saj, Offset janë mjaft të ngushtë dhe se mamaja e Kylie-t, Kriss i ka dhënë shpesh këshilla. Cardi e shprehu edhe ditë më parë se pjesë e videoklipit do ishin femra të ndryshme si modele, influencuese etj.


Flash Lajme

Më të lexuarat