Aktori australian fitues i Çmimit Oscar, Russell Crowe dhuroi para për shpëtimin e restorantit “Le Chef” në Bejrut, një nga simbolet e qytetit i cili u dëmtua në shpërthimin e fuqishëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi i cili javën e kaluar tronditi Bejrutin dëmtoi një numër objektesh. Në lagjen Cimmeyze, e cila ndodhet pranë portit të Bejrutit, thuajse plotësisht janë shkatërruar një numër kafenesh, restorante, dhe vende historike.

Aty ndodhej restoranti thjeshtë, por i njohur “Le Chef”, i njohur për kuzhinën libaneze, i cili pothuajse tërësisht është shkatërruar.

Aktori Crowe iu bashkua fushatës për mbledhjen e parave për rinovimin e restorantit, të cilën e konfirmoi në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale. Ai theksoi se këtë veprim e bëri në shenjë kujtimi të kuzhinierit të njohur, autorit dhe moderatorit televiziv Anthony Bourdain, i cili ndërroi jetë në vitin 2018.

“Po të ishte gjallë do të bëja të njëjtën gjë”, tha Crowe, duke shprehur dëshirën që restoranti i shkatërruar të rindërtohet dhe sa më parë të fillojë me punë.

Dy shpërthime të fuqishme tronditën Portin e Bejrutit javën e kaluar, pasi një zjarr shpërtheu në një depo në të cilën u ruajtën 2.750 ton nitrat amoniumi. Të paktën 177 njerëz u vranë, kërkimet vazhdojnë për të paktën 30 të tjerë dhe rreth 6.000 u plagosën. Vlerësohet se për shkak të shpërthimit, rreth 300.000 njerëz kanë mbetur pa shtëpi.


Flash Lajme

Më të lexuarat