Aktorja e njohur si halla Maide, në serialin “Fate të kryqëzuara”, Hymejra Akbaj ka humbur djalin e saj në moshën 47-vjeçare. Ajo e ka gjetur të birin të vdekur në shtëpi si pasojë e një sulmi në zemër.

Sipas gazetës turke “Hurriyet Daily News”, Humeyra kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me të. Ajo vendosi të shkonte në shtëpinë e tij për ta kontrolluar dhe e gjeti të vdekur.

Lajmin e dhimbshëm e ka dhënë një mik i aktores përmes një statusi në rrjetet sociale.

Zoti i dhëntë durim. Hymejra ka humbur djalin e saj, 47 vjeç Sadik Bigat. Ajo shkoi në shtëpinë e tij pasi kishte dy ditë që nuk po lidhej me të, ku më pas gjeti dhe trupin e pajetë të tij”, shkruante ai.

Mediat e huaja kanë publikuar fotot të aktores gjatë varrimit të të birit dhe shihet që është mjaft e trishtuar.


Flash Lajme

Më të lexuarat