Adelina Tahiri është një ndër këngëtaret më të komentuara shqiptare. Pak kohë më parë, ajo u bë nënë e një djali që e pagëzoi me emrin Jon. Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ka ndarë momente nga pushimet.

Ajo ka rënë në sy gjithmonë për linjat perfekte që ka arritur të rikthejë pas lindjes së djalit. Mirëpo, së fundmi një postim që këngëtarja ka bërë në Instagram ka ngjallur debate mes fansave.

Si rrallëherë, Adelina ka postuar një foto, në të cilën nuk ka përdorur filtra duke lënë pamjen natyrale dhe strijat që bien në sy përreth barkut. Megjithëse, kanë qenë të shumtë ata që e kanë vlerësuar artisten, disa prej ndjekësve e kanë “kryqëzuar”: “Barku me rrudha rrudha”, ka shkruar një ndjekës.

“Po më pëlqen shumë kjo foto, dhe e di pse. Sepse tregon vetveten, vlerat e jetës, të qenurit nënë me të mirat dhe problemet e saj! Jam nënë vetë dhe di të them që çdo problem në lëkurë është një ndjenjë e ëmbël. Ndjenjë e dhënies së jetës!”, ka komentuar një tjetër ndjekëse.


Flash Lajme

Më të lexuarat