Pas debatit të bujshëm në rrjetet sociale mes Albërije Hadërgjonaj dhe Arkiva Shqip, këta të fundit u përballën live në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Këngëtarja sqaroi të vërtetën e largimit nga kanali i Arkiva Shqip si edhe komentoi videon ku shfaqet duke përdorur termin “prostitutë”.

“Unë jam emocionalisht jo shumë mirë, sepse u degradua e gjithë gjëja.

Përveç se unë nuk kam fyer artistë, fjala, më fal shprehjen, “kurvë” ka dalë në biseda kur kam qenë në kafe me Anxhelën dhe Aldorin”.

Më tej ajo shtoi:

Gjithsesi, nëse çdo koleg ose dikush është fyer sadopak, unë i kërkoj të falur!


Flash Lajme

Më të lexuarat