Këngëtarja simpatike, Adelina Berisha, është shumë e rezervuar për jetën e saj private.

Katër vite më parë, në një intervistë për “Bluetooth”, ajo tha se s’kishte qenë kurrë e dashuruar.

Por mesa duket, me kalimin e viteve gjërat kanë ndryshuar, sepse lart e poshtë po flitet për një lidhje të re.

“Prive” ka zbuluar se ajo është prej kohësh në një lidhje romantike dhe djali që dashuron nuk është një person publik.

Partneri i saj quhet Denis Tolaj. Pak para se lajmi të përhapej në rrjet, çifti mbante inicialet e njëri-tjetrit në bio-n e Instagramit.

Por, tashmë, ata i kanë hequr shkronjat dhe duket se preferojnë të mos flasin në këtë moment për lidhjen e tyre.

Adelina nuk ka publikuar asnjë foto krah të dashurit të saj, sepse kujdeset që ai të mos vihet në “shënjestër” të mediave.


Flash Lajme

Më të lexuarat