Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj feston sot 36 vjetorin e lindjes.  Këtë e bëri me dije vetë modelja përmes një postimi  në Instagram, ku shfaqet e ulur në verandën e shtëpisë.



Bashkangjitur postimit, Emina tregon si ndryshoi  jeta e saj, ndërsa shton se në të njëjtën ditë 18 vite më parë, ajo vendosi të largohej për në SHBA, për një jetë më të mirë.

“Ky është 36-vjetori! Të mendosh që 18 vite më parë, në të njëjtën ditë, isha ulur në të njëjtin vend teksa bëhesha gati për t’u larguar nga shtëpia në kërkim të një jete më të mirë, si dhe të ndiqja një ëndërr që me shumë punë dhe pak fakt, u kthye në një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe karrierë. Takova shpirtin tim binjak dhe solla në jetë dy vajza të bukura.

Tani jam po në të njëjtin vend me vajzat e mia pranë, me kaq shumë kujtime të bukura dhe kaq shumë mësime jete. Jeta është e bukur me gjithçka që ofron, të mira dhe të këqija! Na takon ne sesi t’i kthejmë ato momente dhe si të vazhdojmë të jetojmë.”- shkruan Emina.

Emina jeton prej vitesh në SHBA së bashku me bashkëshortin e saj, biznesmenin iranian Sam Nazarian dhe  dy vajzat.


Flash Lajme

Më të lexuarat