Moderatorja simpatike, Fjoralba Ponari, gjithmonë ka qenë tepër e rezervuar për jetën e saj private. Kohë më parë ajo ka pranuar që është në një lidhje të gjatë, por nuk dëshiron ta bëjë partnerin e saj pjesë të mediave.



Megjithatë mbrëmjen e kaluar ajo nuk ka rezistuar dot dhe ka publikuar një foto krah të dashurit të saj, por duke e mbajtur ende të fshehtë portretin e tij me një ‘emoji’ zemër.

“Kush është ai çuni i gjatë dhe simpatik që ishte me ty sot? P.s je si beb live”, shkruan ndjekësja, teksa Fjoralba i është përgjigjur “My bf (boyfriend).

Dhe faleminderit”. Fjoralba duket se po e shijon mjaft e lumtur lidhjen e saj në privatësi, ndaj për të mësuar më shumë për partnerin e moderatores do të na duhet të presim akoma.


Flash Lajme

Më të lexuarat