Ai është një nga këngëtarët më të pëlqyer të showbizit shqiptar.

Së fundmi, Butrint Imeri është bërë kryefjalë e mediave, lidhur me postimet misterioze në Instagram, ku është shfaqur në Paris krah një vajze identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar.

LEXO EDHE:
FOTO/ ‘Jam ëndrra e çdo vjehrre’, Tayna ndez rrjetin me bikini

Por, mesa duket misterit i erdhi fundi, pasi kemi bindjen se duke u kapur pas detajeve, është zbuluar se kush po e shoqëron këngëtarin simpatik.

Ai postoi një video nga Parisi, ku shfaqej në makinë, por detajistët vunë re në hijen e krijuar në xhamat e makinës se videon po e regjistron një vajzë.

Pasi ky lajm mori dhenë, autori i hitit “Xhanëm” vendosi të na ngacmojë sërish ditën e djeshme, duke postuar një tjetër video në Instastory.

Në video, dukej se ndodhej në një hotel pranë detit, e teksa del në ballkon shihej vajzën misterioze që merr rreze dielli.

Sipas fansave, vajza misterioze që po e shoqëron Butrintin është modelja Ery Viero, me të cilën e kemi parë të shoqërohet edhe më parë.

Dyshimet janë ngritur nga postimet e saj në Instastory, ku shihet në të njëjtin vend nga ku ka postuar Butrinti videon, teksa ka vendosur vendndodhjen “Paris”.

Për rikujtesë, në shtator të 2019 ata u vunë në qendër të mediave, pasi u panë bashkë në Santorini.


Flash Lajme

Më të lexuarat