Këngëtarja Alexandra Jenna pretendon se është droguar e përdhunuar në një bar në Mançester.

28-vjeçarja britanike ka treguar skenën që i ka ndodhur, duke i shokuar që të gjithë.

“Më kujtohet që porosita dy vodka para se të pyesja një burrë se ku mund të shkoja për një cigare. Mendoj se ai më drejtoi drejt një oborri jashtë me qëllim.
Ishte një lloj hapësire e mbyllur ku ata mbanin mbeturinat dhe unë nuk mund të kthehesha brenda”, tha ajo.

Alexandra shprehet e sigurt se dikush i ka hedhur diçka në pije, pasi e ka të pamundur të kujtojë shumë momente nga ngjarja.

Pas pesë orësh ajo ishte përpjekur të kthehej në shtëpi, me anë të një taksie. Pikërisht shoferi i taksisë e dërgoi atë në një rajon policie, pasi e pa në gjendje tepër të rendë. Pas analizave në spital, rezultoi se e reja kishte konsumuar drogë.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All