Krid, djali i Klea Hutës dhe Elgit Dodës, po rritet çdo ditë e më shumë dhe mesa duket ka ardhur periudha gjatë së cilës fëmijët grinden për shkak të dhëmbëve.

Sigurisht, të jesh nënë nuk është e thjeshtë! Por pavarësisht përkushtimit të madh, moderatorja e ka vuajtur shumë sikletin e të birit mbrëmë.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Klea ka treguar se sa shumë është lodhur bashkë me të voglin e saj, dhe ka ndarë eksperiencën që ka kaluar me të gjitha nënat e reja që e ndjekin në rrjete sociale dhe që mund të kenë kaluar një periudhë të ngjashme.

“Më raftë pika mua! Kemi patur një natë të gjatë mbrëmë dhe të lodhshme si për mua edhe për Krid. Dhe falë Zotit që tani po fle pak. Mbase nga stresi qumësht nuk kisha mjaftueshëm dhe si të mos mjaftonte kjo, nuk ma pranonte as qumështin formulë! Kanë filluar të na hanë dhëmbët dhe netët nuk janë më aq të qeta. Po ju si e keni patur këtë eksperiencë?”,- ka shkruar Klea krah fotos ku duket dora e vogëlushit, i cili është në gjumë.

Krid erdhi në jetë në muajin qershor të këtij viti dhe Klea është kujdesur që portreti i tij të mos publikohet ende, pavarësisht se fotot me të nuk mungojnë në rrjetet sociale të prindërve.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All