Pas një shkëputje prej disa vitesh, këngëtarja seksi Zaimina Vasjari i është rikthyer seriozisht muzikës. Pak javë më parë, ajo solli një këngë të titulluar “Vetes”, e cila u pëlqye shumë.

Ndërsa së fundmi, ka paralajmëruar një duet me këngëtarin e shumëpëlqyer Irkenc Hyka. Ditën e djeshme, ajo ka xhiruar edhe klipin e ri, ku nuk ka nguruar të publikojë edhe një skenë në Instastory.

Kënga mban titullin “Trëndafil i bardhë” dhe fansat e Zaiminës janë bërë edhe më shumë kuriozë. Të gjithë po e presin me shumë kureshtje, ashtu siç kanë bërë me projektet e mëpërparshme të saj.


Flash Lajme

Më të lexuarat