Seveni ka deklaruar se më nuk është në menaxhim të askujt.

Reperi Seven Saraçi për një kohë të gjatë nuk kishte qenë aktiv me projekte muzikore, por punoi me bashkëpunëtor të njohur për të bërë debutimin në tregun e huaj, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar disa projekte muzikore muajt e fundit, për të cilat ka shpenzuar shuma të mëdha edhe për anën vizuale.

Por, tani artisti ka marrë vendim që të mos menaxhohet nga askush, por ta vazhdojë rrugën i vetëm.

“Zyrtarisht i pavarur, pa menaxhment”, ka shkruar Seveni duke mos e treguar arsyen që e solli drejt këtij vendimi.

Projekti i fundit muzikor nga Seven Saraçi mbetet “City of Angels”, këngë e vizualizuar edhe me klip.


Flash Lajme

Më të lexuarat