Ditën e djeshme në rrjet u shpërnda me shpejtësi lajmi se Bieta Sulo mund të jetë në pritje të ëmbël.

Shkak për këtë u bë një foto e moderatores me tollumbace rozë dhe fakti që herë pas here ka shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë tjetër, që do të jetë vajzë.

Mirëpo mëngjesin e sotëm moderatorja ka reaguar duke mos lejuar që këto thashetheme të vazhdonin. Ajo e ka mohuar lajmin dhe ka treguar se në fakt shumë shpejt pret të bëhet teze.

“Mirëmëngjes me një foto pa tullumbace, se ky na i ngatërroi të gjitha. E vetmja lidhje që mund t’i gjej hamendësimeve është se pres me ditë të bëhem për herë të parë teze e një vajze, por e vërteta e fotos është më e thjeshtë: ai tullumbac më gjendej në shtëpi dhe plus që më shkonte me fustanin… po gjithsesi ëndrra të bukura pata me idenë e një fëmije të dytë, që do të doja ta kem vajzë, edhe pse parashikoj që do ta kem djalë”, shkruan Sulo.

View this post on Instagram

Miremengjes… me nje foto pa 🎈, se ky na i ngaterroi te gjitha. E vetmja lidhje qe mund t’i gjej hamendesimeve, eshte se pres me dite te behem per here te pare teze e nje vajze 🎀, por e verteta e fotos eshte me e thjeshte: ai tullumbac me gjendej ne shtepi dhe plus qe me shkonte me fustanin… po gjsesi endrra te bukura pata me idene e nje femije te dyte 😍 qe do te doja ta kem vajze edhe pse parashikoj qe do ta kem djale 😁

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on


Flash Lajme

Më të lexuarat