Pas ndarjes nga Mimoza Shkodra, Seldi Qalliu ka bërë publike lidhjen e re të dashurisë. Ishte pikërisht ditëlindja e të dashurës së tij kur ai zgjodhi që ta bënte publike këtë histori.

Por, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit? Sindy Çela është 22 vjeçarja, e cila jeton në Belgjikë. Ajo merret me modeling dhe bëhet me dije se para dy vitesh u zgjodh si ‘shoqëruesja e parë e Miss Brukselit’. Sindi, gjithashtu, ka qenë pjesë e klipit të fundit të Seldit, kënga me titull “Nutella”, ndërsa çifti shihen edhe në momente intime. Dyshja kanë dhënë intervistën e tyre të parë së bashku, për emisionin “Ftesë në pesë”.



119829941_361918095178144_853259314898947337_n119826598_2752383748413877_8377289918258928807_n119820451_970666136780958_2486102110969351819_n119858419_5169267046432848_2921561076493971304_n
<
>

Ata kanë treguar se janë njohur me datë 14 shkurt, në një koncert në Milano dhe ka qenë dashuri me shikim të parë. “Ka qenë dita e të dashuruarve, 14 Shkurt kur jemi njohur për herë të parë. Kemi qenë në Milano dhe kisha shkuar tek tezja ime. Ajo më tha që do bëhet një koncert, hajde shkojmë por nuk isha aq e përgatitur, në fakt. Në atë moment, kemi rastisur të dy në kohën dhe në vendin e duhur”, tregoi Sindi. “Në një koncert sytë shikojnë por nuk ngacmojnë. Në atë koncert ishin të gjithë çifte të dashuruarish dhe më bëri përshtypje një gocë. Gjithë kohës që po këndoja e shihja, nuk është se ma varte shumë me thënë të drejtën por është gjë e mirë. Gjithmonë gjërat e vështira më kanë pëlqyer më shumë. Nga aty filloi çdo gjë, pastaj pas kuintave, kemi folur. Mendoj se është dashuri me shikim të parë”, ka vazhduar Seldi.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All