Reperja e njohur Melinda Ademi, vazhdon të jetë një nga personazhet më të pëlqyera në estradën shqiptare.

Ajo tashmë ka disa vite në skenë dhe përgjatë kësaj kohe ka arritur të rrëmbejë zemrat e të gjithëve.

Meqenëse është komentuar mjaft shumë edhe për jetën private, ajo së fundmi ka dhënë një intervistë për ‘Prive’ ku mes tjerash ka treguar statusin e marrëdhënies së saj.

Bukuroshja, e cila shquhet për pamjen dhe fizikun atraktiv, zbuloi se momentalisht është ‘single’.

“Nuk kam dëshirë të flas për jetën time personale, por po përgjigjem. Jo, nuk jam në lidhje. Jam single”, deklaroi ajo.

Krahas kësaj, Melinda po korrë suksese të mëdha në karrierë dhe tani po shijon akoma suksesin e këngës “X5”.

Bashkëpunimi me reperin Gjiko u prit shumë mirë nga publiku, teksa ka arritur të grumbullojë afro dhjetë milionë klikime në YouTube.


Flash Lajme

Më të lexuarat