Bebe Rexha sapo ka zyrtarizuar lidhjen e re, pak muaj pasi u fotografua në rrugët e Los Angeles krah një djali brun, shkruan Gazeta Sinjali.

Artistja shqiptare publikoi një foto krah partnerit duke i uruar ditëlindjen, por preferoi ta mbante të fshehtë portretin e tij.

Megjithatë, mediat e huaja kanë arritur të zbulojnë identitetin e tij dhe bëhet fjalë për Keyan Safyari, me të cilin Bebe është fotografuar duke u puthur në Los Angeles.

Madje, sipas revistës “People”, ylli i hitit “I’m a mess” i ka dhuruar atij një veturë Ferrari për ditëlindje.

Dyshja u shfaq për herë të parë në publik në muajin mars, ku u fotografuan të kapur për dore gjatë një shëtitjeje në Los Angeles.

Në vitin 2017, Bebe tha në një intervistë për herë të fundit kishte qenë në një lidhje në 2015.


Flash Lajme

Më të lexuarat