“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”.

Kështu, është shprehur Fjolla Morina, e cila ka pranuar se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj.



Këngëtarja nga Kosova, u vu në pranga mesditën e djeshme, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë.

Ajo u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”.

Ndërkohë që pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital për shkak se nuk po ndihej mirë.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All