Këngëtarja e njohur nga Kosova Fjolla Morina që u arrestua dy ditë më parë me dy pistoleta në pikën kufitare të Morinës, teksa po tentonte që të hynte në Shqipëri është shtatzënë.

Morina, e cila ka dy vajza u arrestua, pasi iu gjetën dy pistoleta me 23 fishekë. Fjolla ka pranuar autorësinë e armëve, ndërsa është shprehur se i kishte harruar në çantë, ndërsa në “Audi” ndodhej së bashku me dy persona të tjerë.

Gjatë marrjes në pyetje, Fjolla Morina rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Në pyetje gjithashtu janë marrë në pyetje dhe dy personat që e shoqëronin, shoferi i saj Fitim Muji dhe biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla. Këngëtarja pritet të dalë të martën përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.


Flash Lajme

Më të lexuarat