Tashmë është konfirmuar largimi i Xhemi Shehut nga Portokallia dhe gjithë kurioziteti ishte për emrin e pasardhëses së saj. Në fakt pasardhësja do të jetë pikërisht paraardhësja e Xhemit. Bëhet me dije se Eneda Tarifa do ti rikthehet Portokallisë, 4 vite pas largimit nga ky spektakël.

Duket se ky rikthim i këngëtares është vendosur tashmë nga produksioni dhe pritet shfaqja e saj e parë në fillim të tetor, kur nis edhe sezoni i ri.



Të shumta kanë qenë largimet këtë vit nga Portokalli, duke pasur si shkak konfliktet me drejtuesit. Nuk dihen ende arsyet e largimit të Xhemit, por kujtojmë se moderatorja më herët ka deklaruar se ky format ishte gjëja e fundit që do të bënte në karrierën e saj, duke mos dashur të kalonte në një tjetër spektakël. Ndoshta kjo është fundi i karrierës për të, duke ia lënë tashmë stafetën, asaj që ia mori 4 vite më parë, Eneda Tarifës.


Flash Lajme

Më të lexuarat