Dyshja e dashur për publikun, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë dy vite më parë. Në jetë erdhi vogëlushja e tyre, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.



Së fundmi, Xhensila na ka treguar se Ajka është një kopje e saj. Këngëtarja është kthyer pas në kohë, dhe ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, disa foto të shkëputura nga performanca tek Gjeniu i Vogël 1, prej ku nisi karriera e saj.

Në një ndër fotot e postuara, këngëtarja shkruan se Ajka është një mini-Xhensila. “Dhe Ajka është mini-me. Kishe gjë për të shtuar Bes Kallaku?”, shkruan ajo. Epo, aktorit nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta pranojë, pasi faktet flasin vetë.

2
<
>

Flash Lajme

Më të lexuarat