Takimi i shumëpritur mes Mevlanit dhe Shqipes nuk shkoi ashtu siç pritej. Shqipja ende pa përfunduar darkën, u largua nga tavolina dhe vendosi që të vendosej në një tjetër ambient të lokalit ku ndodheshin.

Momentet e ftohta të takimit u zhvendosën dhe në studio, ku nuk u kursyen fyerjet dhe sharjet mes Mevlanit dhe Shqipes. Ajo e akuzoi djalin si të pa kulturë, duke shtuar se sipas saj ai është një hipokrit.

Mevlani argumentoi se përse ai dhe Shqipja nuk mund të “përputhen”, duke i dhënë fund kështu vazhdimësisë së njohjes së tyre.

Shqipja: Ti je pa kulturë, moral, i ke të gjitha, farat e tua bien në det dhe nuk zënë rrënjë. Normal që do të ngrihem nga tavolina sepse ti je hipokrit. I thash në fund që nuk kemi për të dalë më.

Mevlani: E respektoj vendimin e Shqipes, ka qenë një kuriozitet për ta takuar. Unë nuk isha i dashuruar me Shqipen. Si Shqipja dhe Fjorela do të bëjnë njohje të ndryshme dhe është normale. E falenderoj Fjorelën për takimin, Shqipja më zgjodhi në takim por ajo nuk është për mua, e respektoj si vajzë, ajo nuk është për mua dhe unë për të. Unë tregoj atë që është.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All