Alesia Bami, një ndër modelet  më të komentuara në showbiz-in shqiptar, e ftuar në ‘’Wake Up’’ ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj private, teksa pohoi se prej kohësh është beqare.



Moderatorja simpatike është shprehur se është single dhe shkak për këtë janë pretendimet e larta që ka për meshkujt rreth saj.

“Që jam single jam dhe kjo punë ka marrë fund. Kam ngelur single se kam pretendime. Janë shumë pretendime, shumë gjëra. Duhet të jetë i gjatë, simpatik, të ketë karakter shumë të fortë, i sinqertë, duhet të më vlerësojë dhe të më respektojë. Nuk duhet të jetë i mërzitshëm. Kam disa kohë single. Mbase vjen momenti që vijnë të gjitha bashkë. Pse bëni sikur kam ngel në derë”, tha Alesia.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All