Fero u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale, pas ndarjes së bujshme me Arbenita Ismajlin pak ditë më parë.

Reperi çaktivizoi llogarinë në Instagram, pa bërë më parë një lajmërimë, duke i lënë të gjithë fansat e tij kuriozë dhe në merak.

Një pjesë e fansave menduan se arsyeja e largimit të tij nga rrjetet sociale ishte Arbenita, e cila nuk i ndali thumbat për Feron gjatë këtyre ditëve në Instagram.

Por, “Prive” ka zbuluar se reperi ka të tjera arsye për këtë shkëputje të papritur.

Bëhet e ditur se Fero po punon për albumin e tij të ri, tek i cili është përkushtuar totalisht.

Zhdukja nga rrjetet sociale është një mënyrë e mirë marketingu për projektin e ri, që ka funksionuar tek thuajse të gjithë personazhet e showbiz-it.


Flash Lajme

Më të lexuarat