Loredana pak kohë më parë u akuzua nga një çift në Zvicër e akuzonte për mashtrim dhe zhvatje parash.

Prokuroria e Lucernit në Zvicër kishte nisur një hetim ndaj reperes nën dyshimin për mashtrim, proces që vijon aktualisht.

Por së fundi Petra dhe bashkëshorti i saj duket se e kanë rregulluar marrëdhënien e tyre me Loredanën. Krahas fotos, Loredana shkruan: “01.09.2020 ” duke nënkuptuar se kanë arritur një marrëveshje me ta.

Siç raporton Blick, Petra dhe Loredana janë parë në një hotel në Luzern të Zvicrës dhe sipas dëshmitarëve ata kanë qëndruar së bashku për rreth një orë “Loredana dhe Petra u ulën, biseduan dhe qeshën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Të dyja u ulën në tarracën e Hotel Seeburg për rreth një orë.“, është shprehur dëshmitari.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All