Reperi i njohur Capital T ka takuar ditën e djeshme kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.Ky i fundit e ka pritur në zyrë Capitalin, i cili ka postuar edhe një foto në Instagram.



Ai ka zbuluar se kanë biseduar për shumë gjëra të bukura që do të ndodhin në Tiranë në vazhdim.

“Dje patëm një takim me lalin më t’mirë që ka Tirana @erionveliaj / biseduam për shumë gjëra të bukura që po vijnë për Tiranën në vazhdim, është gjithmonë knaqësi të ndaj kohë me ju lal dhe Faleminderit për mbështetjen që na dhatë për eventin “Time Capsule” që së fundmi e nxorëm në transmetim dhe i cili shënoi 1 vjetorin”, shkruan reperi krahas fotos.

Kujtojmë që si në këtë periudhë vitin e shkuar Capital T realizoi eventin “Time Capsule”, i cili rezultoi një sukses i vërtetë.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All