Eventi i rëndësishëm i “Milan Fashion Week”, kësaj radhe i është lënë në dorë stilistes së famshme kineze, Sara Wong. Ndryshimi kryesor i këtij eventi është se këtë vit vjen në platformën online për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Për Gratë e Fuqishme” është motoja e “Milan Fashion Week”, ku stilistja ka ftuar tetë femra të famshme ndërkombëtare dhe me më influencë në botë për të interpretuar koleksionin e ri.

Dhe e dini se mes këtyre 8 vajzave është edhe një shqiptare? Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur dhe të dashur për publikun, Arilena Ara, e cila si gjithmonë ka shkëlqyer. Filozofia e këtij viti e Vogue dhe “Milan Fashion Week” është bërja bashkë e karakteristikave të ndryshme mes Lindjes dhe Perëndimit, duke nxjerrë në pah të bukurën mes të dy kulturave.

Arilena Ara flet për veshjen e saj, teksa duhet ta pranojmë se përzgjedhja e saj për të qenë pjesë e këtij kasti nuk është e rastësishme dhe sigurisht do i shërbejë edhe në të ardhmen. Secila prej vajzave rrëfen filozofinë e ”MAXRIENY BY SARA WONG’”dhe të gjitha të marra së bashku krijojnë një shfaqje të vërtetë mode që transmetohet në të gjithë botën këtë pasdite.


Flash Lajme

Më të lexuarat